Deputeti i ri i Parlamentit nga rradhët e Partisë Demokratike Kujtim Gjuzi ka zbuluar bisedën e tij të hershme me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe presidentin Ilir Meta, gjatë kohës kur ai menaxhonte një biznes.
I ftuar në emisionin “Opinion” mbrëmjen e djeshme, Gjuzi është shprehur se i ka përzënë nga një biznes Metën dhe Kryemadhin, pasi po hanin byrek aty, ndërkohë që nuk lejohej.
“Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë ngrënë byrek tek “Kapricoza”.
Në atë kohë unë i ka kam thënë që ju jeni duke ngrënë dhe e drejta zakonore nuk do me u përzënë, por herë tjetër nuk mund të hani më byrek këtu. Meqe po flasim për biznes”,- deklaroi Gjuzi.
Loading...