Rama shprehu ngushëllimet për familjen Tanushi, veçanërisht tre fëmijët e mitur të tij, të cilët ishin të pranishëm në këtë ceremoni.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Për herë të dytë në një hark shumë të shkurtër kohe, flamuri ynë kombëtar mbështjell trupin e një tjetër dëshmori të atdheut.
Rikthehemi në një ceremoni funebre si kjo për ti dhënë lamtumirën një ushtaraku, prind iu tre fëmijëve, djal i dy prindërve dhe i një babai prej të cilit trashëgoi sensin e misionit për FA-të, dhe bashkëshort që ndahet krejt para kohe nga gruaja dhe familja e tij.
Dhe përsëri është shumë e vështirë për të gjetur fjalë që mbushin zbrazëtinë e këtij momenti, për të gjithë ne, por zbrazëtinë që do të mbetet aty në zemrën e fëmijëve, të gruas, të prindërve, të të afërmve dhe të gjithë shokëve, është e pashmangshme.
Shpresoj që prania jonë këtu, së bashku me ju, shumë të respektuar prindër dhe familjar, dhe shumë dashur fëmijë të dëshmorit, t’iu japë sadopak krah për të përballuar humbjen e pazëvendësueshme. Klodiani ishte në një mision paqeruajtës, për të shpëtuar jetë.
Për shumë pak kohë ai do të ishte në atdhe, do të puthte dorën e nënes, do përkdhelte fëmijët e tij, do ishte një arsye e gjallë krenarie për të atin, por kjo nuk ndodhi.