Ministria e Shëndetësisë ka nisur ciklin e dytë të trajnimeve të drejtorëve të spitaleve rajonale dhe atyre bashkiake.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu ka thënë se shkolla për menaxhim spitalor për drejtorët e spitaleve publike synon jo vetëm përditësimin e dijeve por edhe menaxhimin e burimeve njerëzore dhe financiare.
Sipas ministres, menaxherë më të mirë për spitalet përkthehen edhe në shërbime më eficiente dhe cilësore për qytetarët. /atsh
Loading...