Performancat e grupeve nga vende si Anglia, Finlanda, Kroacia, Bullgaria, Amerika, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria mbushën qytetin e Vlorës me ngjyra e ritme të folkut europian, ku ansambli “PÖRRIÄISET” nga Finlanda u shpall fitues i edicionit të 11-të të këtij festivali.
Me rastin e Ditës së Evropës, D.R.K.K-Vlorë në bashkëpunim me qendrën “Aulona”, e cila është dhe organizatore e këtij festivali, zhvilluan paradën e kostumeve në bulevardin “Ismail Qemali”, ku grupet pjesëmarrëse shpalosën traditën dhe historinë e kostumeve të popujve të tyre.
Gjithashtu, me rastin e kësaj dite grupi i ardhur nga Finlanda vizitoj dhe kalanë e Kaninës, një nga monumentet më të spikatur të Vlorës.
Loading...