Referuar burimeve, gazetari Hoxha tha në një intervistë televizive, se së shpejti do të vihet në pranga “xhuxhi”, i përmendur në përgjimet e dosjes 339, ku janë të implikuar banda e Avdylajve.
Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha, teksa ka analizuar gjendjen e rendit dhe të sigurisë në vend, ka lëshuar një deklaratë të fortë.
“Do të ketë shumë shpejt arrestime. Ndërsa aty është i përfshirë edhe ai xhuxhi. Xhuxhi do arrestohet. Nuk e identifikoj dot se kush është xhuxhi, as Prokuroria se ka identifikuar sepse ndryshe do të kishte marrë masa. Janë disa ishkryetarë që mund t’i futësh ke xhuxhi. Mos nxitohemi. Do kemi arrestime për të njëjtat çështje dhe të njëjtat histori”, u shpreh Hoxha.
Kujtojmë se në këto përgjime është i përfshirë edhe kryebahkiaku i Durrësit Vangjush Dako, i akuzuar nga opozita se është ai me pseudonimin “xhuxhi”.
Po sot, janë lënë të lirë nga Gjykata e Apelit, dy ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, të cilët u arrestuan gjatë operacioni “Vol Vo 4”.