Aktivitet Kulturor sot ne fshatin Poro “Etnokultura e Myzeqese”
Në miratimin e planeve vjetore të shkollës me kurrikulën e re me nismën ” Bashkëhartojmë Plane me Prindrit,
Drejtoresha e shkollës “Loni Mone” në fshatin Poro të Njësisë Administrative Novoselë Znj.Shpresa Demaj në një intervistë për “Labëria News” na tregojë gjithcka në lidhje me aktivitetin e zhvilluar sot në Poro.
Me logon “Etnokultura e Myzeqes”
Ky aktivitet nisi me gastronomin,pasioni në veshjet tradicionale duke vijuar pastaj me paraqitjen e veglave të punës që përdoreshin shumë kohë më parë duke i klasifikuar nëpërmjet matërialit përbërës.
Realizimi i një shtëpie në miniatur,tipike e Myzeqes me kallëm dhe kashtë,kjo dhe shumë të tjera pasqyruan vlerat tona.
Ky aktivitet u zbukurua edhe me ritet e dasmave Myzeqare si të dhëndrrit dhe të nuses,duke pasqyruar kështu tre ditët e shënuara të javës sëmartesës.
Qëllimi i këtij aktiviteti është ruajtja e traditës,hipotekimi shpirtëror i vlerës së trashëgimisë kulturore,dalja në pah e tyre,rimarja dhe trasmetimi ndër breza,pohoi drejtoresha dhe njëkohësisht dhe organizatorja e këtij aktiviteti Znj.Shpresa Ademaj.
Ndihmuan në realizimin e këtij aktiviteti dhe vlen për tu falenderuar tre prej mësueseve të kësaj shkolle Znj.Valbona Aliaj,Znj.Vjollca Aliaj,si dhe Znj.Aida Demiri.
Znj.Shpresa drejtoresha e kësaj shkolle falenderon në mënyrë të vecant nxënsit e kësaj shkolle si dhe Z.Kanan Shakaj kryetarin e Njësisë Administartive Novoselë i cili mbështeti këtë aktivitet.
I pranishëm edhe Kryetari BashkiseVlorë Z.Dritan Leli.
Për labërinews Anila Ahmataj
@laberianews