Gazment Bardhi: “Kush ka zgjedhur të vjedhë e të blejë vota me krimin e organizuar, është i destinuar te ik!”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Facebook i eshte pergjigjur Rames.

Ai është shprehur se kush sulmon gazetën Bild do të ketë fatin e gangsterëve me të cilët qeveris.

Sipas Bardhit s’mund të fshihesh pas fustanit të ministreve të cilat i nxjerrë për të dhënë deklarata për shtyp.

Sekretari i Përgjithshëm e mbyll komentin e tij me iden se kush ka zgjedhur të blejë votat e krimit është i destinuar të iki nga pushteti.

Sekretari i Pergjithshem i PD i pergjigjet Rames:

Kush sulmon gazeten Bild, qe i zbulon telefonaten per vjedhjen e zgjedhjeve dhe fshihet prapa fustanit te Blerina Gjylametit, do te kete fatin e gangstereve me te cilet qeveris!

Kush ka zgjedhur te vjedhe e te bleje vota me krimin e organizuar, eshte i destinuar te ike!

Loading...