Luana e uron Marinen duke postuar foton e rrallë nga fëmijëria

Moderatorja e njohur Marina Vjollca sot feston ditëlindjen e saj të 29-të.

Në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar edhe urimet e njerëzve të saj më të afërt dhe pas urimit të ëmbël të partnerit të saj Getoarit, rradha ishte e motrës, Luana.

Moderatorja e njohur ka shkruar në postimin e saj: “Gëzuar ditëlindjen gjysma ime, dashuria ime e përjetshme. Ti e di që pa ty s’do isha asgjë”. Luana ka publikuar gjithashtu një foto kur ajo dhe e motra që feston ditëlindjen ishin shumë të vogla, ndërkohë që ka shkruar “Gjithmonë bashkë”.

Loading...