Itali – Arr.estohet ‘studenti’ shqiptar që vidhte banesat luksoze

Një 27-shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane pasi akuzohet për vjedhje.

Bëhet fjalë për Klodian Nikollin, i quajtur nga mediat fqinje si “Doktor K”.

Sipas mediave italiane, shqiptari maskohej si një student i diplomuar në Universitetin e Bocconi, por diploma rezultoi të ishte false.

I riu shqiptar ishte i specializuar kryesisht në grabitjet e banesave luksoze.

Mësohet se në muajin shkurt iu caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”, por menjëherë u zhduk. Pas tre muajve në arrati, Nikolli u vu sërish në pranga.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nga autoritetet vendase, Nikollit i gjenden piktura të piktorëve të shekullit të 20-të, orë luksoze dhe madje unaza me diamante, të gjitha të vjedhura në shtëpitë në Milano.

Loading...