Implanti i gjoksit i ka shpëtuar jetës ish-pornostares Mia Khalifa.
Ajo u godit nga një gur hokeji në gjoks. Guri po “fluturonte” me shpejtësi rreth 80 km / h.
Ish-por.nostarja Mia Khalifa, ka ndarë pamjet e operacionit për riparimin e implantit të gjoksit, i cili u prish nga një gur që përdoret për të luajtur hokej .
Incidenti ndodhi vitin e kaluar, kur Khalifa mori pjesë në finalet e Konferencës Lindore të NHL-së. Guri i hokejit fluturoi mbi xhamin rrethues dhe u përplas në gjoksin e saj të majtë duke i dëmtuar implantin.
“Thjesht e kapa gjoksin dhe nuk e lëshoja se më vërshonte gjaku kudo “, tha Khalifa pasi u godit nga guri që “fluturoi” me shpejtësi rreth 80 km / h.
Doktori që i bëri ndërhyrjen, tha për kamerën e ish-pornostares se implanti i kishte shpërtuar jetën duke marrë parasysh faktin se me çfarë shpejtësie të rrezikshme po udhëtonte guri.
Tashmë pas disa muajsh rikuperim, ish-por.nostarja është rikthyer në top formë dhe vijon jetën me implantin e saj të ri.