Nga Sehit Jonuzaj
TE RUAJME UNITETIN E SHOQATES E TE FSHATIT
Nje provokim pavend dhe i demshem per unitetin e Shoqates dhe te fshatit tone ka shkaktuar kohet e fundit edhe reagimin perkates. Shoqata K/A Kallarati qe me krijimin e saj vuri ne themel te veprimtarise se saj bashkimin e kallaratasve pa dallime te cfaredo natyre qofshin, evidentimin e vlerave historike, kulturore, ekonomike etj, si dhe i figurave te shquara ne fusha te ndryshme. Kete bosht po ndjek Shoqata dhe gazeta e saj qe nga fillimi e deri tani. Kete gje shjegon edhe Besnik Gjonbrataj “Mbi funksionimin e Shoqates, gazetes, uebsajt dhe facebook me emrin Kallarat”, prandaj une pajtohem plotesisht me te.
Si nje nga kallaratasit me te moshuar, kam privilegjin te jem deshmitar i drejtperdrejte i veprimtarise se fshatit e te banoreve te tij qe nga Lufta e Dyte Boterore e ne vijim. Ndihem krenar me historine e lavdishme te fshatit tone, me burrat dhe grate e shquara per atdhtari, trimeri, ekonomi, kulture, mikepritje, humanizem e virtyte te tjera njerezore. Gjate luftes cclirimtare fshati yne u ngrit ne kembe i madh e i vogel, pa dallim gjinie ne mbeshtetje te luftes dhe me pjesemarres me arme ne dore kunder pushtuesve. Pas cclirimit te vendit, fshati bashkarisht iu pervesh punes ndertimtare per rindertimin e shtepive te djegura nga pushtuesit dhe per ringritjen e ekonomise, arsimit, e jetes se rrenuar nga lufta.
Si ne lufte edhe pas lufte, rol te rendesishem luajten bijte e bijat e fshatit qe u vune ne krye te veprimtarive luftarake e ndertimtare. Keshtu, per shembull, djali i fshatit Salo Mataj qe u vu ne krye te kooperatives bujqesore, se bashku me llogaritarin Shahin Jonuzaj dhe te tjere, hodhen bazat organizative te ekonomise kolektive duke e vene ne rrugen e zhvillimi e te perparimit. Por ccdo njeri ne punen e tij nuk eshte i pagabueshem per shkak te keqinformimit per nje apo tjeter cceshtje apo rrethana te tjera. Por mbi te gjitha, ne sistemin e asaj kohe nuk vendoste vetem firma e nje titullari por firmat e titullareve te disa hallkave qe i vinin vulen cceshtjes. Prandaj e quaj mendjelehtesi te shprehesh mllef ndaj nje individi per shkak te ndonje qejfmbetjeje vetjake apo te ndonje thashethemeje te degjuar nga te tjeret. Aq me keq ndaj nje personi te ndare nga jeta, gje qe nuk e pranon as tradita shqiptare te pergojosh te vdekurin.
Ccdo hap i pamatur shkakton perccarje ne radhet e bashkesise, prandaj detyra jone si kallaratas eshte te ruajme unitetin e shoqates e te fshatit.