Edi Rama: “Nuk iki nga detyra! Kam nisur një luftë që nuk ka shans ta lë në mes”

Kryeministri Edi Rama mban një takim me kandidatet per kryetare bashkie, në Pallatin e Kongreseve në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.
‘Boll më! Më 30 qershor ngordh politika e pengmarrjes…Berisha ka frikë se fleta e drejtësisë i vjen para fletës së takimit me Shën Pjetrin’

Kryeministri Edi Rama tha se 30 qershori do të shënojë një etapë të re të procesit demokratik në Shqipëri dhe të politikbërjes. Në një takim me kandidatët për kryetarë për bashkiak, kreu i qeverisë tha se vendi nuk mund të mbetet peng vetëm sepse kundërshtari, opozita jo parlamentare, kërcënon me trazira në procesin zgjedhor.

“Opozita sot është kthyer në shëmbëlltyrën e fantazmës që sjell hijen e frikës nga përsëritja e historive me rrëmujë, rënie të institucioneve. Është koha që këtë hije ta zmbrapsim. Më 30 qershor do të ngordhë politika e pengmarrjes së procesit demokratik. Do ngrihet në një stad të ri pjekurie. 30 vjet janë boll për të thënë mjaft më 30 qershor”, tha shefi i mazhorancës.

Kryeministri i ndali akuzat e tij më të shumta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin tha se më shumë se sa vdekja, ka frikë nga përballja me drejtësinë.

“Një vend mbahet peng nga një njeri që plaket si mos më keq, ka shaluar gjuhën shqipe dhe ka masakruar çdo normë. Janë boll, 30 vjet, që ky vend thith gazin nga një i njëjti vend që urrejtjen klasore e solli në partinë Demokratike në formën e një urrejtje të verbër ndaj shqiptarëve. E pastaj çudit planetin me djegie mandatesh.

I njëjti lider, në krye të së njëjtës parti që si president dogji Shqipërinë në luftë civile, si kryeministër vrau dhe plagosi protestues që armën më të rrezikshme kishin pankartat, të vazhdojë sot të kërcënojë me zjarr e flakë popullin nga frika se do i vi më shpejt fleta e drejtësisë se sa fleta e takimit me Shën Pjetrin.

Sot duan me çdo kusht ta bëjnë leckë në sytë e botës. I humbën zgjedhjet si në harados, edhe pse ishin në qeveri, Kapitulluan politikisht në parlament, e moralisht”, tha shefi i mazhorancës para kandidatëe për kryebashkiakë të Partisë Socialist në garën elektorale të 30 qershorit.

Loading...