Zgjidhet misteri, kristali i Egjiptit të lashtë nuk është tokësor

Misteri i një kristali të verdhë, në trajtë xhami, i gjetur në shkretëtirën midis Egjiptit dhe Libisë dhe që është përdorur për stoli në lashtësi, i ka munduar shkencëtarë për pothuajse 100 vite. Si shkoi atje ku nuk kishte asnjeri? Nga u krijua?

Përgjigjja duket se është gjetur më në fund. Xhami i përhapur nëpër shkretëtirë është formuar pas përplasjes së një asteroidi në atmosferën e tokës, ku është thërrmuar nga shpërthimi.

Xhami formohet në mënyrë të natyrshme kur materialet e shkrira ftohen aq shpejt sa molekulat nuk kanë kohë të vendosen në një strukturë të rregullt.

Ky xham është gjetur edhe në stolitë e lashta të Egjiptit, të cilat kanë qenë të groposura te piramida e Tutankamunit.

Shkencëtarët kanë gjetur gjurmë reiditi te kristalet, një material që krijohet vetëm kur shpërbëhen meteorët. Ata besojnë se pasi ka shpërthyer në ajër, nga fërkimi me atmosferën, temperatura e ftohtë ka bërë që materiali i shkrirë të kthehet menjëherë në xham e të përhapet nëpër shkretëtirë.


Xhami i verdhë kishte 100 vite që i mundonte shkencëtarët


Nuk dihej origjina, pro ishte gjetur i përhapur nëpër shkretëtirën e Saharasë

Si dhe ishte përdorur për zbukurime në stolitë e Egjiptit të lashtë

Ishte gjendur edhe te piramida e Tutankamiunit. Por prania a reiditit ka në këto xhame, e zbuluar së fundmi, ka dhënë përgjigje

Reiditi është një material që krijohet vetëm nga shpërbërja e asteroideve në flakë

Mendohet se nje asteroid ka hyrë në atmosferën e tokës dhe është shkrirë duke u përplasur në të

Copëzat e shkrira janë ftohur shpejt, duke krijuar xhamin misterioz

Loading...