Mediat Serbe i tmerron simboli i shqiponjës: “Jonida Maliqi na provokoi”

Mediat serbe duket se ende besojnë se bërja e shqiponjës me duar është vetëm provokim për ta.

Mediumi serb b92, ka shkruar “Provokimi nga përfaqësuesja e Shqipërisë: As në Eurovision nuk shkojnë pa e bërë shqiponjën me dy koka”.

Sipas tyre, Jonida Maliqi e ka bërë simbolin e shqiponjës, pak para fillimit të këngës nga përfaqësuesja e Serbisë.

Madje shkruhet në mënyrë ironike se ajo doli me qetësi në skenë dhe i përshëndeti të gjithë.

Loading...