Mediat italiane kanë raportuar se një grup studentesh kanë denoncuar në polici se një burrë i moshuar nga Shqipëria i kishte ngacmuar ato seksualisht në urban.
Mësohet se akti i turpshëm ka ndodhur në autobusët e transportit urban, nga Giulianova-Pescara, Giulianova-Teramo dhe anasjelltas. E ditur bëhet se një nga studentet italiane në dëshminë e saj ka thënë:
Isha duke fjetur, më pas ndjeva se ai që ishte ulur pranë meje po më prekte në pjesët intime.’’ Më tej pas dëshmive policia dërgoi policë të veshur civilë në autobus dhe njëra prej studenteve e njohu shqiptarin e më pas policia e ka arrestuar.
Loading...