“Dashuria na ka ndryshuar të gjithëve”, shkruan Dajlan Lenoks, që postoi foton. “Ai në të majtë jam unë, baba Dajlani. Ajo në mes është princesha jonë, dhe ai në të djathtë është babai i saj biologjik”.
“Jo, nuk jemi çift homoseksualësh, por vajzën e kemi të përbashkët. Davidi është ish bashkëshorti i Sarës, gruas me të cilën unë jam fejuar tani dhe presim të martohemi. Kemi krijuar një familje unike, ku fuqia e dashurisë mbizotëron për shkak të dëshirës që fëmijët të jenë të lumtur. Kështu dhe unë fitova një shok të ngushtë dhe një vëlla. Faleminderit, Sara, që e mundësove këtë.”
Studimet tregojnë se shumë prej martesave të sotme përfundojnë në ndarje, sidomos në vende si SHBA. Pasojat më të rënda për këto ndarje janë mbi fëmijët, pasi shumica e divorceve janë të hidhura. Prandaj, kjo që kanë arritur të bëjnë këta të rritur për të vegjlit e tyre, të gjejnë mirëkuptim, është diçka që ka marrë vëmendje pozitive nëpër internet.