Paloka: “Me apo pa opozitën fallco, zgjedhje dhe votime farse më 30 qershor, nuk do të ketë,këtë e ka vendosur opozita e vërtetë e cila sot përfaqson shumicën absolute të shqiptarëve”

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me regjistrimin e kandidatëve të partisë “Bindja Demokratike” në KQZ për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Paloka e ka konsideruar mbledhjen e sotme të KQZ si një shfaqje të neveritshme, ndërsa shkruan se është një parti e regjistruar nga vetë kryeministri Rama.

“E ashtuquajtura parti nuk ka bere nje muaj qe e regjistroi Rama, “deputeti” ne fjale nuk ka bere as nje muaj qe ka marre mandatin, por kjo nuk e ndalon “Parlamentin rilindas” te mashtroj shkreserisht per nje fakt te njohur boterisht.Nuk mjafton kjo, por perfaqesuesit e Rames ne KQZ, te cilet jane personat pergjegjes qe kane regjistruar ate subjekt dhe i kane dhene mandatin e deputetit personit ne fjale me pak se nje muaj me pare, pranojne si te mireqene shkresen e Parlamentit ku mashtrohet se deputeti paska te pakten gjashte muaj qe perfaqeson subjektin ne fjale”, deklaroi Paloka.

Postimi i plotë:

KQZ-Tentativa per ta fshehur , qe e ben me evidente farsen e zgjedhjeve!
Pasi e regjistroi ne gjykate si parti politike me firma te falsifikuara , pasi e regjistroi dhe si subjekt zgjedhor ne KQZ me votat e “rilindasve” ne kundershtim me ligjin, sot Rama vulosi farsen duke urdheruar ushtaret e tij ne KQZ qe te regjistrojne , ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten edhe kandidatet e asaj qe krijoi vete brenda dites dhe e regjistroi po brenda dites , si subjekt “opozitar”.

Shfaqja ne KQZ ishte e neveritshme dhe do te ishte qesharake nese nuk do ishte dramatike.

Nga Parlamenti me qesharak ne kohe dhe ne hapesire, Parlamenti “rilindas” , shkon ne KQZ nje shkrese ku “vertetohet” se nje nga deputetet surrogato, (nga keta qe hyne nga lista e PD por nuk perfaqsojne askend) sipas Kodit Zgjedhor ka “te pakten 6 muaj si deputet i BD ne Parlament”.
E ashtuquajtura parti nuk ka bere nje muaj qe e regjistroi Rama, “deputeti” ne fjale nuk ka bere as nje muaj qe ka marre mandatin, por kjo nuk e ndalon “Parlamentin rilindas” te mashtroj shkreserisht per nje fakt te njohur boterisht.

Nuk mjafton kjo, por perfaqesuesit e Rames ne KQZ, te cilet jane personat pergjegjes qe kane regjistruar ate subjekt dhe i kane dhene mandatin e deputetit personit ne fjale me pak se nje muaj me pare, pranojne si te mireqene shkresen e Parlamentit ku mashtrohet se deputeti paska te pakten gjashte muaj qe perfaqeson subjektin ne fjale.

E gjithe kjo ndodh perpara kamerave dhe farsa shkon perpara si normalitet.
Gatuesi i gjithe kesaj nuk kupton( ose ben sikur…) se duke u perpjekur ti jap legjitimitet farses se zgjedhjeve duke i shtuar nje farse tjeter, kete te sajeses se “opozites”, vetem sa e ben me evidente.

Kampioni i perdhunimimit te zgjedhjeve nuk mund te kete sjellje tjeter. Per keto arsye dhe opozita eshte ne rruge e kerkon largimin e tij si kusht paresor per zgjedhje te lira e te ndershme.

Sidoqofte, nje gje ka rendesi dhe eshte e qarte: me apo pa opoziten fallco, zgjedhje dhe votime farse me 30 qershor , nuk do te kete sepse kete e ka vendosur opozita e vertete e cila sot perfaqson shumicen absolute te shqiptareve.

Loading...