Në shoqërinë e këngëtarit Kozma Dushi, aktores së njohur, Mariana Kondi dhe aktorit të humorit, Marin Orhanasit, Meta ia ka marrë këngës duke kënduar vargjet “Po ku ka si ti moj Shqipëria ime”.
Meta e ka shpërndarë videon në rrjetet sociale përkrah të cilës shkruan se ka përshëndetur sot në Ditën Kombëtare të Jetimëve, të gjithë fëmijët pa kujdes prindëror, me një nga perlat e këngës shqiptare!
Postimi i plotë:
“Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime!”
Me të mëdhenjtë e skenës dhe muzikës, Marjana Kondi, Marin Orhanasi dhe Kozma Dushi, përshëndetëm sot në Ditën Kombëtare të Jetimëve, të gjithë fëmijët pa kujdes prindëror, me një nga perlat e këngës shqiptare!
Loading...