Majlinda Deneku ka nevojë për ndihmën tonë – Të gjithë bashkë mundemi ti kthejmë buzëqeshjen!

Te dashur miq emisioni “Njerez ne Nevoje” ka pasur telefonata dhe reagime te shumta.

Kemi trajtuar dhe konsultuar cdo rast duke u njohur nga afer me problematikat dhe veshtirsite e njepasnjeshme.

Rasti ne fjale eshte i nje vajze te re e cila ka nje problem ne fytyren e saj,problem ky qe perpos varferise ne familje i ka dhene nje goditje tjeter dhe e ka mbyllur brenda ne shtepi.

Ajo vuan nga dy gjendrra te cilat i jane shfaqur ne fytyre dhe dhimbja qe i shkaktojne e ka tjetersuar si njeri dhe e ka mbyll ne vetvete.

Miq rasti i Majlinda Denekut eshte nje problem qe gjithsecili nga ne mund te bej dicka per te,une personalisht po punoje fort qe Majlindes ti rikthej buzeqeshjen dhe te gjej mundesine sigurisht me ndihmen e miqeve te mi te realizojme operacionin qe Majlinda te jetoje me buzeqeshje si gjithe femrat e tjera.

Majlinda nuk ka mundesi financiare per ta realizuar kete operacion por te gjithe bashke mund te bejme dicka.

Majlinda jeton ne Delisufaj te Lushnjes,komuna Allkaj.
Ju lutem miq nese mundeni te beni dicka kontaktoni ne gazetaren Anila Ahmataj.

Loading...