Qeveria turke ka shprehur gatishmërinë për të asistuar në një zgjidhje të përhershme për parandalimin e përmbytjeve në lumin Vjosë dhe pika të tjera problematike në vendin tonë.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi gjatë një takimi sot në Tiranë, me delegacionin turk të kryesuar nga zv.ministri i Bujqësisë dhe Administrimit të Ujërave, Akif Özkaldi diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve, në një program jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin tonë, për parandalimin e përmbytjeve në lumin Vjosë, që është lumi më i madh i Shqipërisë Jugore dhe një ndër lumenjtë më të mëdhenj të Shqipërisë, sidomos përsa i përket prurjeve të shumta ujore.
Loading...