I ftuar në “Top Channel”, Thaçi ka hedhur përsëri akuza ndaj Berishës duke e cilësuar atë si bashkëpunëtor të Sllobodan Millosheviçit.
Sipas tij, gjatë koha që Serbia sulmonte Kosovën, Berisha ka furnizuar me armë ushtrinë serbe.
“Berisha është argat i Sllobodan Millosheviçit prej 3 dekadash, bën përçarësin e politikës shqiptare, përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvillimore të Shqipërisë. Saliu ka qenë gjithmonë që Kosova të jetë autonomi kulturore nën Serbinë. Ai ka pasur vullnetin dhe ka treguar angazhim që Kosova të mbetet nën Serb. Sali Ramë Berisha ka furnizuar Millosheviçin me kallashnikovë që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë”,-tha Thaçi.
Loading...