Pavarësisht thirrjeve të opozitës për mos zhvillimin e zgjedhjeve lokale më 30 qershor, Partia Socialiste dhe aleatët e saj kanë nisur organizimin e tyre.
Një nga kandidatët e pavarur për Bashkinë e Lezhës është Eduard Ndocaj i cili shpesh herë bën reagime kundër qeverisë, por dhe kundër Partisë Demokratike.
Përmes një postimi të bërë së fundmi në faqen e tij në “Facebook”, Ndocaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Lezhës, që të ruaj votën dhe të mos bien pre e shit-blerjes së saj.
Ndocaj u ka kërkuar qytetarëve që të denoncojnë çdo lloj presioni që u bëhet nga partitë politike.
Kandidati i pavarur thotë në videon e publikuar prej tij se do t’ju jap nga 5 mijë euro në këmbim të çdo videoje ku shfaqet kandidati i PS Pjerin Ndreu duke blerë vota, ndërsa për çdo video ku “kapet mat”, duke bërë pazare për votat, ai premton se do t’i paguajë me 50 mijë euro./ Opinion.al