Ervin Salianji ka qenë sot në Gjykatën e Tiranës në lidhje më padinë kundër deputetes së Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati dhe bashkëshortit të saj.
Sipas ish-deputetit të PD, firma e burrit të deputetes Ferhati ka përfituar tenderë publikë.
Ai denoncoi se si kjo kompani ka kaluar nga stadi me bilanc negativ në 2012, në një stad ku deklaron 3 miliardë lekë xhiro vjetore.
“Këta duan edhe të zhvasin dhe të vjedhin dhe t’u thuash bravo ju qoftë. Kompania e bashkëshortit të Ferhatit në vitin 2012 ka pasur bilanc negativ thuajse zero.
Me ardhjen e rilindjes ka rilindur dhe kompania dhe xhiroja e kompanisë ka arritur në 3 miliard lekë. Kjo është akuza që do ta përballim në gjykatë.
Është një rast i mirë që çdo rast çohet në gjykatë për të mos marrë vëmendje mediatike të marrë dhe më shumë”, deklaroi ish-deputeti i PD.
Sa i përket çështjeve të shumta që janë hapur ndaj tij për shpifje në gjykatë, Salianji ka deklaruar se nuk ka humbur asnjë prej tyre deri tani.