Haradinaj: Çdo gjë po shkon sipas planit për ndërtimin e “Kosovës së Re”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësuesin e kompanisë amerikane “Contour Global”, Joseph Brandt, ku është vlerësuar se termocentrali “Kosova e Re” është instrument i fuqishëm që siguron perspektivë të re zhvillimore për ekonominë e vendit.

“Termocentrali ‘Kosova e Re’ është instrument i fuqishëm që siguron perspektivë të re zhvillimore për ekonominë e vendit. Me Joseph Brandt nga kompania prestigjioze amerikane ‘Contour Global’, diskutuam modalitetet për fillimin e ndërtimit të këtij projekti madhor, përmes së cilit garantohet pavarësia dhe stabiliteti energjetik në Kosovë. Në kuadër të takimit, u njoftova për mbarëvajtjen e të gjitha aspekteve për realizimin e “Kosovës së Re” dhe mora konfirmimin se çdo gjë po shkon sipas planit të paraparë”, ka shkruar Haradinaj. /KosovaPress

Loading...