Balla: “Pavarësisht përpjekjeve të dështuara të opozitës, Shqipëria do e kthejë 2019 në vitin e hapjes së negociatave”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, nga Haga ku delegacioni shqiptar po zhvillon takime me qëllim bindjen e Holandës të votojë pro për hapjen e negociatave për vendin tonë, tha se zgjedhjet do të zhvillohen.

Në këtë mënyrë ai i është ërgjigjur drejtpërdrejtë kryedemokratit Lulzim Basha i cili po përgatitet për protesta dhe për pengimin e zgjedhjeve.

Mua më vjen keq që imazhet e publikuara në media i bëjnë dëm imazhit të Shqipërisë dhe trembin turistët që u rritën ndjeshëm gjatë vitit të fundit.

Pavarësisht përpjekjeve të dështuara të opozitës, Shqipëria do e kthejë 2019 në vitin e hapjes së negociatave.”- tha Balla.

Loading...