Ç’po ia thotë bilbili, zog me zë të butë! – Arben Duka

Ç’po ia thotë bilbili, zog me zë të butë!

Ç’po ja thotë bilbili,

me vajtim i shkreti,

Njëqind Milionë,

na mori Beketi!

Ç’po ja thotë bilbili,

lart e nga Tomorri,

ca thonë -i mori,

ca thonë s’i mori!

Ç’po ja thotë bilbili,

brënda në Tiranë,

po ne Arbitrazhi,

na ka bërë hatanë!

Shto e shto të Lulit,

shto dhe të Beketit,

është bërë kurban,

gjysma e buxhetit!

Ç’po ja thotë bilbili,

vetëm duke qarë,

se s’gjen dot një punë,

të na vejë mbarë!

Ç’po ja thotë bilbili,

si ja thotë përhera,

sivjet për çudi,

s’po vjen as pranvera!

Bilbili vazhdon,

gati në lëngatë,

po kur do mbarojë,

ky dimër i gjatë?!

Kur do shkrijë në male,

dëborë e Dhjetorit,

se kemi përpara,

zgjedhjet e Qershorit!

Ndaj ja thotë bilbili,

poshtë e nga Poçemi,

ca thonë-do kemi,

ca thonë-s’do kemi!

Po Luli-si Luli,

shurrën hedh përpjetë,

thotë-pa opozitën,

zgjedhje s’do të ketë!

O Luli Zeusi,

ti që nis rrufetë,

të ndoqën nga zgjedhjet,

apo ike vetë?!

Ike-dhe Sistemit,

ti i bëre kakën,

deshe Shqipërisë,

që t’i vije flakën!

Po dhe mund t’ja vësh,

o dem i tërbuar,

se aksioni yt,

ende s’ka mbaruar!

Me urë në ndezur,

ende je në duar,

një protestë të re,

ke planifikuar!

Nga duet i shkarë,

Lulash e Monikë,

Rendi Kushtetues,

është në rrezik!

Ilir Presidenti,

bën thjesht konstatim:

“Nuk ka pse të shkojmë,

gjer në konfrontim!”

Si një OJQ-ë,

po na flet Ai,

kur gjysmën e çëshjes,

e ka në shtëpi!?

Lum për Presidentin,

që e kemi ne,

që gruas së tij,

nuk i vë dot fre?!

Që rrugën e duhur,

asaj t’i tregojë,

që nga konfrontimi,

Vendin ta shpëtojë!

Ç’po ja thotë bilbili,

me oi-oi,

si s’pe një ditë paqe,

o moj Shqipëri!

Si s’ecëm një herë,

në rrugë të mbarë,

të vetmit që mbetëm,

ende mesjetarë!

Gjithandej dëgjon,

veç gjuhë shpellarësh,

protestat po bëhen,

si dyndje barbarësh!

S’po ndeshen aspak,

Rama-Lulëzimi,

por tek policia,

zbrazet zemërimi!

Barbarët me bomba,

fshehin dhe fytyrën,

aty policia,

thjesht po bën detyrën!

Policia s’është,

me asnjërin palë,

që ju thaftë dora,

o more vandalë!

Qafën edhe xhepat,

po i trashin derrat,

këtu ku rrafshohen,

që të gjitha vlerat!

Ndaj vajton bilbili,

në faqet e “Ditës”,

këtu po rrafshohet,

çdo vlerë e traditës!

Çdo vlerë e traditës,

dhe e historisë,

po i thurren himne,

lumpen tradhtisë!

Ç’po ja thotë bilbili,

në mes të Tiranës,

Lulashi kërkon,

largimin e Ramës!

Rama opozitën,

s’do ta qesëndisi,

se tani detyrën,

nuk mund ta braktisi!

Se nuk e lë Ligji,

edhe Kushtetuta,

ndaj vijon bilbili,

me tone të buta!

Ndaj vijon bilbili,

zog me zë të butë:

“Punët po na venë,

mut edhe më mut!”

Arben Duka

Loading...