Ditën e djeshme, mediat italiane raportuan se një 33-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë në makinën e tij.
Ishin kalimtarët e rastit ata që njoftuan policinë dhe ambulancën pasi panë që i riu nuk reagoi ndaj thirrjeve të tyre.
Këtë të martë, mediat italiane ka zbardhur një sërë detajesh në lidhje me Alfons Kajan, i cili u gjet i vdekur në makinë në San Severino. I riu la pas gruan shtatzënë dhe një vajzë të vogël dy vjeçare.
Vdekja e shqiptarit ka përcjellë një mister të madh, pasi mbetet ende e paqartë sesi i riu ka humbur jetën. Familjarët po ashtu kanë treguar për mediat italiane kohën se kur e kanë parë për herë të fundit. Një kushëri i tij shprehet se e kishte parë pasdite Alfonsin dhe se 33 vjeçari i kishte thënë se nuk ndihej mirë.
Shenjat e një gjendje jo të mirë shëndetësore i riu ia kishte komunikuar në darkë gruas, rreth orës 21:00 duke i thënë se kishte tension të lartë. Një vizitë në spital u krye po atë natë dhe mjekët nuk gjetën probleme serioze shëndetësore, duke e lënë të lirë që të shkonte në shtëpi.
33 vjeçari ka shkuar në banesë dhe pas gjumit është bërë gati në orët e para të mëngjesit për të shkuar në punë. Ka marrë makinën dhe është nisur, por fatkeqësisht nuk është kthyer më.
E pikërisht kjo situatë e ka kthyer edhe në më shumë misterioze humbjen e parakohshme të shqiptarit. Avokati mbrojtës i familjes shprehet se ka nisur hetimet e tij për të parë dokumentacionin në spital në lidhje me diagnozën e shqiptarit.
“Ne duam të kuptojmë nëse ka pasur ndonjë përgjegjësi, sepse me siguri se çfarë ndodhi është shumë e çuditshme.
Ne do të kërkojmë të gjithë dokumentacionin mjekësor në spital, pasi ai shkoi në dhomën e urgjencës mbrëmë për probleme të tensionit të lartë. Pra, ne duam të dimë nëse ai është ‘shkarkuar’ nga spitali me lehtësi ose jo.”, u shpreh avokati i tij.