Panairi i Librit – Promovohet libri “Skënderbeu”

Panairi i Librit “Tirana 2018”, në stendën e Botimeve Toena u zhvillua promovimi i librit “Skënderbeu” të autorit Alessandro Cutolo, i cili vjen për lexuesin shqiptar pas përkthimit nga origjinali të përkthyesit Ali Hashorva. Ky libër është përkthyer para viteve ’60, nga Ali Hashorva, por nuk u botua në atë kohë.

Autori i librit Alessandro Cutolo dokumentet për Skënderbeun i ka marrë nga Archivio Sforzesco Esteri (Albania) nga R. Archivio di Stato di Milano. Libri përbëhet nga dy pjesë. Pjesën e parë e zë përkthimi, ndërsa pjesa e dytë përmban origjinalin në italisht të librit të botuar nga Instituto per gli studi di politica internazionale. Libri në gjuhën shqipe është realizuar nga bashkëpunimi ndërmjet Shtëpisë Botuese Toena dhe Institutit Italian të Kulturës. Përkthyesi i librit Ali Hashorva ka qenë një intelektual dhe nacionalist i vendosur për zhvillimin dhe përparimin e arsimit në hapësirat shqiptare në vitet ’30-’40 të shekullit të 20. Në promovimin e këtij libri morri pjesë edhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, si edhe drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës, Alessandra Bertini Malgarini.ATSH

Loading...