Anneisha Speed hapi zjarr ndaj tij, por për fat të mirë plumbat goditën murin.
Çifti kishin kaluar shumicën e ditës së bashku, raportoi policia.
Kur mbërritën në banesën e djalit, 19-vjeçarja i kërkoi ti bënte seks oral. Por kur ai refuzoi, Speed nxorri armën dhe ia drejtoi.
Menjëherë djali u hodh nga ballkoni ndërsa plumbat shkonin drejt tij. Policia e gjeti Speed jashtë banesën pasi u lajmëruan nga djali.
Vajza fillimisht bëri rezistencë para se policia ti vendoste prangat.
Zyrtarët zbuluan se Speed kishte vjedhur nga banesa një armë gjahu dhe një tastierë loje Playstation.
Burri, mosha dhe identiteti i së cilit nuk është bërë i ditur, raportohet se nuk ka marrë lëndime serioze kur u hodh nga ballkoni.