Basha: “Largimi i Ramës, hapi i parë i panegociueshëm”

“Beteja e nisur nuk do të mbarojë thjesht me largimin e Edi Ramës. Largimi i Edi Ramës është hapi i parë i panegociushëm, hapi që do t’i hapë rrugë zgjidhjes politike të krizës”, deklaroi kryetari i Partisë Demokratike gjatë një takimi në Durrës.

Sipas tij, fjalën vendimtare “për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të plagëve që shkaktojnë këtë krizë, do ta kenë përsëri shqiptarët”.

Basha tha në 30 vite, rruga jonë drejt Europës është e mbushur me dhimbje dhe sakrifica.

“Tani dhe asnjë minutë më vonë, ka ardhur koha e një beteje vendimtare për jetë a vdekje për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa”, tha ai. Sipas Bashës, dyert e Europës i ka mbyllur Edi Rama se në Europë nuk shkohet pa zgjedhje të lira, me një parlament të krimit, por shkohet vetëm me një parlament të njerëzve, për njerëzit, nga njerëzit.

“Kjo është kauza jonë beteja jonë për çdo shqiptar. 

Pa e ndarë politikën nga krimi dhe pa i çuar prapa hekurave kriminelët dhe politikanët e korruptuar, Shqipëria s’mund të shkojë drejt Europës. Misioni ynë është mision kombëtar”, tha Basha.

“Para nesh, vijoi Basha, janë dy dilema: kapitullim apo përballje deri në fitore”. “Na propozon një proces të dalë jashtë rregullave të Kodit Zgjedhor në kundërshtim me ligjin, kushtetutën dhe të kriminalizuar edhe më shumë se zgjedhjet e 2017 e 2015, pra na propozon kapitullimin pa kushte që ne të pranojmë një tjetër proces fals zgjedhor vetëm për vetëm për pushtetin e tij”, tha Basha.

“Alternativa tjetër është ajo e përballjes vendimtare deri në mposhtjen e kësaj bande deri në fitore.

Ky është kushtrimi me të cilët i kemi thirrur shqiptarët në këtë betejë. Kjo është kauza për të cilët dogjëm mandatet për t’u rreshtuar në krahun tuja për kauzën tuaj.

Kjo është shpresa që po lind që ka ngritur në këmbë gjithë Shqipërinë. Kjo është alternativa e përballjes në çdo qytet, shesh rrugë çdo ditë çdo javë dhe nëse tenton zgjedhje në 30 qershor, përballje në çdo qendër dhe kuti votimi”, theksoi kreu i Partisë Demokratike./atsh

Loading...