Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 193.23 kg produkte të skaduara për asgjësim, ndërsa ka gjobitur me 800,000 lekë subjektin që i tregtonte, “Market Geni” me adresë në Laknas, Kamëz.
AKU-ja thekson se ndërhyrja për kontroll është bërë pas sinjalizimit nga një qytetar se në këtë market tregtoheshin produkte të skaduara.
“73 litra vaj ulliri me datë skadence dhjetor 2017 dhe tetor 2018 (13 pako me paketim 5lt dhe 8 shishe 1lt), 45 kanace birre në total me afat përdorimi 11/5/2018 për 23 kanace dhe datë të fshirë përdorimi për pjesën tjetër, produktet e tjera ishin karamele, çokollatë, kafe, qumësht, ujë, lëngje frutash, margarinë etj, madje dhe havjar.
Loading...