Nard Ndoka: “Letër për portalin e KM!Pushofshi në paqe, nëse vazhdoni më tej”

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka dërguar një letër publike për të portalin e Kryeministrit Rama.

Ai ka parashtruar 7 pika sesi mund të zgjidhet kriza në vend.

Ndër to është edhe dorëheqja e vetë Kryeministrit. Të gjitha këto zgjidhje, ai i ka cilësuar si ‘këshilla për kokat e nxehta’.

Letër për portalin e KM!

Si zgjidhet kriza?

Këshilla për kokat e nxehta:

Krijohen dy grupe negociatorësh (pozitë-opozitë), në nivel politik e teknik.
Përafrohen qëndrimet politike të palëve.
Data e zgjedhjeve, parlamentare dhe lokale, projekt për ndryshimet ligjore.
Mandati i qeverisë kalimtare dhe detyrat.
Reformat që do të kryhen në drejtësi, zgjedhore, territoriale, integrim dhe kudo tjetër, që gjykohet.
Dorëheqja e Kryeministrit!
Firmosja publike e marrëveshjes mes përfaqësuesve të lartë politik (pozitë-opozitë).
Kaq, kriza u zgjidh!?
Pushofshi në paqe, nëse vazhdoni më tej..!?

Loading...