Denoncon Berisha sb:”Mbushje të Tepelenës me parcela kanabisi”

Një polic dixhital ka denoncuar në Facebook-un e ish-kryeministrit Sali Berisha, atë që e quan “mbushje të Tepelenës me parcela kanabisi”.

Po sipas tij, në një aksion të fundit të policisë janë asgjësuar 17 mijë rrënjë kanabis, por policia ka njoftuar vetëm për 300 të tilla, pasi parcelat, siç thotë denoncuesi i përkisnin, kryebashkiakut Tërmet Peci.

STATUSI I BERISHES
Mashtrimi i radhes i narkopolicise!

Denoncohet Termet Peçi si pronar i arave te kanabisit.

Lexoni denoncimin e policit dixhital! sb

Miremengjes dr jam police i antidoreges Tepelena eshte e mbushur me parcela kanabisi ,para tre ditesh policia ne Tepelene ka asgjesuar 17 mije rrenje kanabis ne dhe ka bere njoftim per shtype per 300 rrenje , e gjithe sasia eshte e Termet Pecit.

Nga burim i sugurte eshte e gjithe zona e Tepelenes eshte plote me parcela ne mbrojtje nga Termer Peci. Kjo situate sipas informacioneve eshte ne gjithe teritorin e Shqiperise.

Loading...