Furgoni bie nga 200 metra lartësi në lumë, drejtuesi shpëton mrekullisht

Pas disa oresh perpjekje ne nje operacion shpetimit eshtë nxjerrë drejtuesi i furgonit i cili ra nga një lartësi prej rreth 20 metrash në lumin Shkumbin.

Shtetasi Klajdi Murataj mrekullisht i ka shpëtuar rënies nga një lartësi e konsiderueshme, pas humbjes së kontrollit të furgonit që po transportonte mallra.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor në dalje të qytetit të Librazhdit, në vendin e njohur si “kthesa e Murrashit”.

Murataj është transportuar drejt spitalit nga autoambulanca dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Loading...