Menyrat e përgjimit të ndërmarra nga CIA mund të sabotohen pas publikimeve të fundit të Wikileaks, që tregonin teknikat e hakerimit.
Në deklaratë thuhet: Është e mundur që shumë prej sulmeve të CIA-s në aspektin e qasjes fizike të jenë përdorur për të infektuar prodhimet e kompanisë në fjalë.”
WikiLeaks”, pretendon gjithashtu se CIA-s disponon aftësinë për të vënë në përdorim kode nëpërmjet një USB-je, kur një kompjuter “Mac” është në proces hapjeje.
Kjo lejon që përdoruesi të anashkalojë fjalëkalimet dhe të ngarkojë programin e hakerimit.
Në një deklaratë të mëparshme të bërë nga “WikiLeaks” u hodhën dyshime se publikimi i disa informacioneve mbi një program të madh hakerimi, mund të ishte përdorur nga CIA.
Në dokument pretendohej se CIA është e pajisur me programe hakerimi që ndërhyjnë në sistemet e shteteve të tjera, përfshirë Rusinë, që mundëson lënien e “gjurmëve të rreme dixhitale” për të çorientuar hetuesit.