Ana Maria jeton bashkë me babanë e saj në një ndërtesë të shkatërruar e harruar në fshatin Grabjan, siç thamë edhe më lart.
Babai i saj, Kristo gjatë një interviste në emisionin ‘’Fiks-Fare’’ ka thënë se ka menduar edhe vetëvrasjen bashkë me të bijën.
Mes lotësh ai ka treguar:
Unë mbledh bimë medicinale. Nëna e vajzës ka pësuar një traumë dhe nuk është në gjendje për ta mbajtur. Banoj në konfiktin e studentevë të viteve 80. Jetoj vetëm unë, vajza dhe disa dallëndyshe. Më ndihmojnë për ta ushqyer vajzën vetëm motrat. Ka qenë një rast para dy viteve, që mu errësuan sytë dhe hipa tek antenat e telefonave. Erdhën aty policët dhe më premtuan se do të më sqaronin, por më zhgënjyen. Hipa për herë të dytë, mora edhe benzinë me vete. Thashë ta merrja edhe vajzën me vete ta hipja lart që të mos vuante edhe ajo.“
Ndërsa Ana Maria, e cila është vetëm tetë vjeç ëndërron të ketë një jetë më të mirë dhe një shtëpi të bukur.
Vajza e vogël është shprehur kështu:
Dua të mësoj shumë, që të gjej një punë dhe të mbaj veten dhe babin. Do të doja të kisha një shtëpi shumë të bukur.’’