Agron Shehaj: “Çdo ditë që Edi Rama qëndron në pushtet, Shqipërisë i grabiten miliona euro”

Me një shënim në “Facebook”, ish-deputeti shprehet se kryeministri ka dhënë së fundmi dy koncesione për rrugët Oikum-Dukat dhe Milot-Balldre, segmente këto që sipas Shehajt do t’u kushtojnë shqiptarëve miliona, ndërsa Rama sipas tij do të fusë në xhep 200 mln euro.

Ai i ftoi qytetarët shqiptarë që të bashkohen sot në protestën mbarëkombëtare, e cila do të nisë paditen e sotme tek kryeministria në orën 19:00.

“Ndërkohë që vëmendja e opinionit publik është te kriza politike, Edi Rama nuk ndalon së vjedhuri shqiptarët.

Dy koncesionet e fundit që sapo ka miratuar në rrugë janë zhvatje gjigante prej pothuajse 200 mln eurosh.

Rruga Orikum-Dukat, 16 kilometra, do të rindërtohet, po me një korsi të vetme, dhe do të kushtojë afërsisht 70 milionë euro.

Kostoja e vërtetë nuk shkon mbi 1 mln euro për kilometër, afersisht mbi 50 mln do të vidhen. Rruga Milot-Balldre, 17 kilometra, do të ketë një kosto skandaloze prej 256 milion eurosh.

Sikurse e ka shpjeguar mjaft qartë gazetari Klodian Tomorri, 146 milionë euro nga to do të vidhen, dhe nuk ka pikë dyshimi se në xhepat e kujt do të shkojë shumica e tyre.

Qeveria e Edi Ramës është masakër mbi arkën dhe pasuritë publike. Çdo ditë që Edi Rama qendron në pushtet, Shqipërisë i grabiten miliona euro.

I ftoj të gjithë qytetarët të na bashkohen në protestëtn tonë sot për të ndalur plaçkitjen kombëtare të Edi Ramës!”,-shkruan Shehaj.

Loading...