“Ty s’të do sovrani,more Lulëzim” – Nga Arben Duka

Ty s’tĕ do sovrani- more Lulĕzim!!

Ti Luli-gënjeshtrës,

ja ke marrë dorën,

siç thosh Ilir Meta:

“Gënjen dhe për orën!.”

Rama plot dy letra,

tyja t’i ka shkruar,

po ti tek Sovrani,

e ke adresuar!

E di gjithë vendi,

dhe ti vetë e di,

se tyja-Sovrani,

s’të sheh dot me sy!

Ke pesë muaj plot,

poshtë dhe përjetë,

dhe s’ke bërë dot bashkë,

as Njëzet mijë vetë!

S’mbush dot as oborrin,

e Shtëpisë Qendrore,

si s’ke turp ta quash,

protestë popullore?!

Sa mbledh ti Lulash,

tok me LSI-në,

Rama mbledh dhjetëfishin,

me një fishkëllimë!

Ti një muaj plot,

bredh gjithë Shqipërinë,

lutesh tok me Monën,

po njerëzit s’ju vinë!

Njerëzit nuk të vinë,

xhan-o Lulëzim,

se tek ty dhe Mona,

nuk kanë besim!

Po si mund të dojë,

populli shqiptarë,

ty edhe Monikën,

super gënjeshtarë!

Ti kërkon pushtetin,

ta marrësh me dhunë,

thua-ngrihu prift,

se do ulem unë!

Po prifti nuk ngrihet,

që hoxha të ulet,

se për ty akoma,

nuk kanë çelur lulet!

Prifti nuk të ngrihet,

ty-mor lafarak,

se je gënjeshtar,

edhe frikacak!

Dhe tani që je,

me zonjën Monikë,

nuk konkurron dot,

se zgjedhjet ke frikë!

Siç fiku nuk piqet,

në dëborë e shi,

as Rama s’dorëhiqet,

vetëm se do ti!

Ti për atë punë,

je në opozitë,

që këtë dorëheqje,

ta kërkosh çdo ditë!

Pse nuk pyet Salën,

që është më i vjetri,

që s’quhet dorëheqje,

kur ta kërkon tjetri!

Se dorëheqja është,

veprim personal,

ndaj Rama që s’ikën,

s’bën ndonjë skandal!

Skandal po bën SHQUPI,

tok me LSI-në,

që kërkon-sërish,

të djegë Shqipërinë!

Që po na betohen,

se do djegin shtetin,

si një rrugë e shkurtër,

për të marrë pushtetin!

Ndaj dhe Rama fort,

duhet të qëndrojë,

që kjo maskaradë,

të mos funksionojë!

A.DUKA

Loading...