Sipas ambasadës ata që kryejnë akte të tilla duhen vënë para përgjegjësisë.
Në fund SHBA nxit të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv.
Deklarata e SHBA
Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore.
Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës.
Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme.Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë.
Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv./ Opinion.al