“Dua t’i them monstrës mos mendo as për një të njëmijtën e sekondës se do t’ua rrëmbesh pluralizmin shqiptarëve. Vetëm atëherë do t’u rrëmbesh shpirtin. Dije mirë se edhe 300 pashë nën tokë po u fute, do të të nxjerrim si mi.
Kur të rrëzosh këta qindra mijëra burra e gra që kanë pushtuar Tiranën atëherë mund të cënosh pluralizmin. Është në mbrojtje të themeleve të kushtetutës që ndërtohet mbi pluralizmin politik. Lexo mesazhin e qytetarëve.
Thirrja ime është: Jep dorëheqjen, dëgjo mesazhin e shqiptarëve”, tha Berisha.
Kjo është protesta e gjashtë kombëtare e organizuar nga opozita e bashkuar, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe shtyrjen e zgjdhjeve lokale të 30 Qershorit.
Opozita ka marrë leje për protestën e sotme deri në mesnatë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka një plan për të qëndruar edhe më tej në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, apo do të zgjidhet të mrarshohet në disa institucione të rënësishme si parlamenti apo policia.
Ditët e fundit janë shtuar zërat për shtyrjen e zgjedhjeve dhe nga ndërkombëtarët, si dhe presidenti Ilir Meta, i cili tha dje se është gati që të shtyjë datën 30 Qershor në rast se palët dakordësohen.
Mirëpo deri tani mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama nuk ka bërë asnjë hap pas, përveç disa letrave publike të kryeministrit i cili kërkon dialog pa kushte./Faxnews