NASA jep datën e saktë se kur do të shkatërrohet toka

Teori të ndryshme qarkullojnë për fundin e botës, një enigmë kjo që ka shoqëruar brezat shekull pas shekull.

I quajtur ndryshe “Armaggedon”, fundi i ekzistencës së jetës të Tokës parashikohet edhe nga të gjithë librat e shenjtë, në të cilët bazohen fetë tradicionale.

Por shkencëtarët e NASA-s kanë nxjerrë një datë që sipas tyre do të jetë fundi i botës, do të ndodhë ajo që quhet “Apokalipsi”.

Shkencëtarët e NASA-s tashmë janë më të sigurt se kurrë më parë, se “Apokalpsi” mund të ndodhë pas nëntë shekujsh, në datën 16 Mars të 2 880.

Në këtë përfundim, grupi i ekspertëve arriti pas monitorimit të një asteroidi, trajektorja e të cilit ndiqet që prej vitit 1950.

Sipas tyre asteroidi, trupi qiellor i cili lëviz në brenda galaksisë sonë në një trajektore rreth Diellit, në vitin 2880 do të godasë tokën.

Loading...