“Pa u qartësuar konfuzioni politik ky vend s’ka paqe, s’ka Ekonomi, s’ka ligjësi” – Nga Anila Toto

Atdheu kalon nga një gjendje në njē tjetër. Intelektualët heshtin edhe Pse fuqia e tyre e fjalës nuk merret parasysh.

Ekziston një trubulli midis kapriçove partiake qê mban kombin peng e duket sikur s’do të mbarojë kurrë.Nêse idealet partiake vlejne më shumê se Atdheu , atëherê ato kthehen në interesa tê vogla personale.

Duke u nisur nga “çështje madhore” që përfundojnë gjithmonë në dështime të rradhës, dinjiteti I Kombit është cënuar kaq herë para botës, para qytetarëve, para vetvetes.
Shqiptarët janë të zgjuar dhe arrivistë .

Kudo qē shkojnë bie në sy niveli, vetvlerësimi dhe zgjuarsia e tyre. Por arritjet e tyre nuk perkrahen nga asnjë qeveri shqiptare.

Duke u nisur nga gjendja ne jetojme në një shoqëri tē paemancipuar dhe karieriste. Por mbi të gjitha në një konfuzion politik dhe analitik, social dhe ekonomik.
Por mbi të gjitha në një konfuzion pêr një të ardhme të paqartë për brezat e fëmijët tanë.

Pa u qartësuar konfuzioni politik ky vend s’ka paqe, s’ka Ekonomi, s’ka ligjësi për sa kohë shteti drejtohet nga partitë dhe kapriçot e tyre ne do të jemi spektatorë të një ndeshjeje ringu pa baste.
A.T

Loading...