Vlorë – Atentat, vdes i riu, arratisen autorët (emrat)

Një antenat me armë zjarri ka tronditur në orët e para të mëngjesit fshatin Poro në Vlorë. Dy të rinjtë teksa po ktheheshin me motor drejt shtëpive të tyre kanë rënë në pritë të një atentati, ku si pasojë 22-vjeçari S.Mëhilli ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur shtetasi E. Mata 32-vjeç, i cili rezulton person me precedentë penalë në shtetin grek.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, por Policia dhe FNSH ka nisur punën intensive për zbardhjen e motiveve të atentatit. Ndërkohë “BalkanWeb” ka siguruar edhe foton e viktimës dhe të plagosurit në fshatin Poro të Vlorës.

Pas ngjarjes së rëndë në fshatin Bishan është djegur një makinë tip “Mercedes”, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit.

Njoftimi i policisë:
Më datë 27.05.2019, rreth orës 01:10, në fshatin Poro (rrugë) në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në drejtim të shtetasve E.M dhe S.M të cilët po udhëtonin me motorr.Si pasojë të dy shtetasit janë plagosur, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22 vjeçari S.M, ndërsa shtetasi E.M, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së po krehin zonën, ku në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

(Balkanweb)

Loading...