Fakti se politikanët lëvizin me automjete të shtrenjta dhe se Kuvendi i Shqipërisë do të shpenzojë 355 mln lekë për “blerje autoveture” nuk përbën më lajm.
Ka dhe nga ata politikanë që lëvizin me transport publik apo biçikleta, por pjesa më e madhe sa për të bërë një foto. Por ky duket se nuk është rasti për deputetin socialist Besnik Bare.
Paparazzi i GSH-së këtë të mërkurë ka kapur deputetin socialist teksa pret urbanin e “Tiranës së Re”, tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit, tek Piramida.
I është prishur automjeti deputetit socialist Besnik Bare, apo zgjedh gjithmonë transportin publik për të udhëtuar në kryeqytet këtë nuk dimë ta themi. Megjithatë nga foto duket qartë se Besnik Bare nuk hipën në urban sa për një foto ta shpërndajë në rrjetet sociale.