Eurodeputetja e parë shqiptare në PE është mbesa e Musine Kokalarit

Eurodeputetja e parë shqiptare e zgjedhur në Parlamentin Europian, Arba Kokalari, e cila përfaqëson Suedinë në PE është mbesa e intelektuales, disidentes dhe atdhetares së njohur Musine Kokalari.

“Para disa minutave u publikuan rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Suedi për Parlamentin Europian.

Arba Kokallari pas një fushate fantastike pushtoi Suedinë.

Ajo tani ka siguruar një vend në Parlamentin Europian duke u bërë deputetja e parë me rrënjë shqiptare sipas rezultateve preliminare.

Partia e Arbës ka fituar 17.6 % me të cilin rezultat ju garanton 4 deputetë. Arba Kokalari u lind në Tiranë me 27 nëntor 1986. 

Ajo ishte mjafte aktive në Partine Moderate ku udhëhoqi me rininë dhe departamentin e kulturës në qytetin e Stokholmit. Urime Arba , gëzuar shqiptarë kudo ku ndodheni”, shkruan gazetari Astrit Gashi.

Loading...