Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali është e ftuar mbrëmjen e sotme në studion e ‘A Shoë’ përballë gazetarit Adi Krasta, ku nuk kanë munguar ‘thumbat’ mes të dyve.
Teksa Spiropali fliste për pasqyrimin e protestës së opozitës në mediat ndërkombëtare dhe imazhin e keq të Shqipërisë që ajo përcjellë, gazetari e ndërpreu dhe bëri një pyetje të drejtëpërdrejtë.
‘Kjo që po thua ti është e pavërtetë pasi raportet Guardia di Finanza tregojnë se kultivimi i dro.gës është ulur’, tha Spiropali, ndërsa moderatori ndali duke i kërkuar tia përsëriste dhe njëherë atë që i tha.
Si the?! Të lutem mund të ma thuash dhe njëherë të lutem? Mu drejto në vetën e parë, më thuaj Adi kjo që the është e pavërtetë…’, iu kthye Krasta.
Pjesë nga biseda:
Krasta: Sipas teje imazhin e Shqipërisë e ka nxirë më shumë fushata e kanabizimit të vendit gjatë qeverisjes tuaj apo ajo protesta e opozitës?
Spiropali: Kjo që po thua ti është e pavërtetë pasi raportet Guardia di Finanza tregojnë se kultivimi i dro.gës është ulur
Krasta: Si the?! Të lutem mund të ma thuash dhe njëherë të lutem? Mu drejto në vetën e parë, më thuaj Adi kjo që the është e pavërtetë…
Spiropali: Hë, u preke më duket