Një tërmet i fuqishëm 4.3 ballë goditi Zvicrën perëndimore në kufi me Francën, me epiqëndër liqenin e Gjenevës, shumë afër Lozanës.
Si në Lozanë dhe në Gjenevë, njerëzit dolën në rrugë të frikësuar.
Për momentin nuk njoftohet për dëme. Tërmeti ra në një thellësi 20-40 km.
Dridhjet e tij u ndien deri në 70 km në jugperëndim të Bernës, 10 km në juglindje të Lozanës.
Nga Freiburg, një mjek onbstetër në spitalin e zonës tha se: “Unë isha ulur në karrige duke ngrënë mëngjes.
Dëgjova një zhurmë të fortë dhe në të njëjtën kohë, karrigia filloi të dridhej për disa sekonda.”
Loading...