Buzëqesh, buzëqesh edhe pse dhëmb – Nga Suzana Alimani

BUZEQESH

Buzëqesh, buzëqesh edhe pse dhëmb
buzëqesh me gaz, me mirësi,
si pa vetëdije, si një përhumbje,
paçka se s’të kupton njeri

Buzëqesh, i dashur, edhe pse vetëm
dikush nga larg të ndien, buzëqesh,
të trëmben hijet, tu bjeri hiri
e ti qëndro ne kembe, buzëqesh.

Buzëqesh dhe prapë kur në gjunjë bie,
buzëqesh me shpresë, beso dhe qesh
shtrëngoi dhëmbët, fashoi dhimbjet,
ngrihu sërish dhe qesh mor, qesh

Buzëqesh i çiltër si fëmija
kur ngërthen gjoksin si një trofe
sforzo frymëmarrjen, çliroi hiret
buzëqesh i bukur si një Ante

Buzëqeshi humbjes, lëre të ikë,
zinxhirat thyeji, mos u bëj ndesh,
torbën me ëndrra rrëmbe në ikje
edhe buzëqesh mor, veç buzëqesh.

Buzëqeshi shiut që sjell bekime
rrebeshit që mori lot’t e tu
pran vatrës thau edhe rifillo
nga një buzëqeshje, ja kështu…

Buzëqesh zhgënjimit, le të tërbohet
tradhtisë ngërdheshju me qesëndi,
zemrën lër hapur që të hyjë Zoti
edhe buzëqesh siç di veç ti.

Buzëqesh me lodhjen, or ti, buzëqesh
do t’vijë një ditë,lule do t’çeli
fat’ i njeriut nuk është çfarë thonë,
por kjo buzëqeshje që pas të ngeli.

Dhe qesh me lot se është si gripi,
te qesh dhe unë, të gjithë të qeshin
oh, s’ka më ëmbël kur ti dorëzohesh
në një buzëqeshje ku luftërat heshtin…

#suzanaalimani2019

Loading...