Gjatë fjalës së tij Basha është shprehur se kryeministri Edi Rama ka ndërtuar shtetin e hajdutëve që shkel ligjin nga mëngjesi deri në darkë, ndërsa sipas tij nuk mund të ketë zgjedhje të lira me njeriun që varfëroi shtetin, vodhi financat dhe rriti çmimin e naftës dhe energjisë.
“Banda e hajduitve me të cilën qeverisë Edi Rama e ka kthyer Elbasanin dhe Tiranën një metropol”- është shprehur në fjalën e tij kryedemokrati Basha.
Pjesë nga deklarata e Bashës:
“Nuk mund të ketë as zgjedhje të lira, as çlirim nga oligarkia që ka kapur për fytyre Elbasanin. Njeriu që varfëroi dhe vodhi financat e shtetit, rriti çmimin e naftës dhe energjisë dhe tani bëhet gatiç të çimentojë pushtetin e krimit. A e pranon Elbasani këtë? Natyrisht që jo nuk e pranon as Durrësi, as Shkodra, ndaj bashkohemi të dielën me një vendosmëri.
Ditë për ditë, shqiptarët dhe mbarë bota lemeriten me përmasat e korrupsionit të Edi Ramës. Kurrë më parë aferat korru[ptive, nuk kanë marrë dimensionet shtazore. 216 kontrata sekrete, qindra milionë euro para që iu marrin ju vogëlushit të Elbasanit dhe Shqipërisë.
Para që vidhen dhe shpërdoren nga listat e barnave që kurrë nuk rimbursohen. Me këto qindra milionë euro që grabit Edi Rama, ushqehet Edi Rama një grusht hajdutqësh që tani vjedhjet e bëjnë me kontrata sekrete që nuk publikohen më.
Kjo bandë hajdutësh ka vjedhur vetëm 4 vitet efundit 4.6 miliardë eruo, sa gjithë shpenzimet e shtetit. Këto para që marrin me taksa nuk ia kthejnë kurrë njerëzve. E bëmë Elbasanin dhe Tiranën një metropol.
A ka vende pune në Elbasan? Sigurish që jo se. Paratë banda i ka përvete për pushtetin e vet.
I bëri një bandat kriminale të Elbasanit madje e goditën policinë, ky është shteti i hajdutëve që shkel kushtetutë dhe ligj n ga mëngjesi në darkë. Sot e ka gjithë populli kundër me një mesazh.
Sot, i gjithë populli është i bashkuar në krye të kësaj beteje në krye të PD, një partie që kishte misionin të shkatërronte diktakturën. “- u shpreh Basha.