400 biznese të reja u hapën në Vlorë gjatë një viti

400 biznese të reja janë hapur në qytetin e Vlorës në jug të vendit, gjatë vitit të fundit.

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli bëri të ditur se, një seri investimesh të rëndësishme që janë ndërmarrë në zhvillimin e infrastrukturës së qytetit kanë nxitur çeljen e bizneseve të reja, kryesisht në sektorin turistik, të shërbimeve dhe tregtisë.

“Vlora ka qenë në vëmendje të qeverisës për të ndryshuar dhe është shndërruar në një qytet modern europian. Vetëm vitin e fundit falë investimeve në infrastrukturë janë hapur 400 biznese të reja dhe në këtë sezon turistik Vlora ka kapur rekord historik në numrin e turistëve dhe vizitorëve të ndryshëm”, – tha Leli.

Sipas tij, investimet në pjesën e dytë të Lungomares, Bulevardin kryesor, Qendrën Historike të qytetit, portin e Vlorës, në sistemin e kanalizimeve etj, kanë ndikuar në përmirësimin e shërbimet në dobi të komunitetit, ndërsa është rritur ndjeshëm edhe vlera e banesave dhe njësive tregtare, duke e bërë Vlorën qytetin e preferuar të qytetarëve dhe biznesit në çdo stinë. /atsh

Loading...